Futboll Seria A Sport

Merkatoja e Milanit, flet Mirabelli: E ardhmja e Donnarummës varet nga oferta

Një tjetër gabim, i treti në dy ndeshjet e fundit, pas atyre në finalen e Kupës së Italisë, kundër Juventusit. Një fundsezoni për t’u harruar nga Gianluigi Donnarumma, që bëri paraqitje negative edhe në Bergamo, në ndeshjen e barazuar me Atalanta. Një barazim, që lejoi Milanin për t’u kualifikuar matematikisht në “Europa League”, ndërkohë që mbetet të shihet nëse kuqezinjtë do ta mbyllin kampionatin në vendin e gjashtë apo të shtatë.

Sfida që do të luhet në “San Siro”, kundër Fiorentinës, do të japë një përgjigje për këtë pyetje. Pavarësisht nga ky qëllim i arritur, ka një atmosferë mjaft negative në lidhje me Donnarumma, që duket si një “peshk i dalë nga uji”, duke mos dhënë më të mirën e tij. Tifozët e “Curva Sud”, të pranishëm në Bergamo, refuzuan fanellën e nisur nga portieri i ri, ndaj ai u kthye në dhomat e zhveshjes dukshëm i demoralizuar.

Një gjest që nuk bën asgjë, por prish marrëdhëniet tashmë të trazuara mes palëve: të krisura herën e parë verën e kaluar, me “soap opera” për rinovimin e kontratës, e cila më vonë u nënshkrua pas një negocimi të gjatë, me një shumë prej angazhimit të vëllait të tij, Antonio, te Milani. Ardhja e Pepe Reina duket se e bën më të “rrëshqitshme” situatën e Gigio, e ardhmja e të cilit nuk është shumë e qartë.

Drejtori sportiv i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, foli për “Premium Sport”: “Donnarumma? Ne kemi për ta mbrojtur atë deri në fund. Pastaj. më vonë, si për gjithë të tjerët, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Sigurisht, Gigio është trashëgimia jonë dhe do të jetë e vështirë të privohemi prej tij. Vetëm nëse dikush troket në dyert tona dhe bën atë vlerësim që portieri ynë meriton, atëherë do të diskutojmë. Kjo vlen për atë, ashtu si për të gjithë”.

Në praktikë, kjo është një hapje për blerësit potencialë, të cilët mund të luftojnë në verë për të siguruar portierin e datëlindjes 1999, me PSG dhe Real Madrid të interesuar të rrëmbejnë “gardianin” e Milanit.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Lajme të këqija për Zvicrën, mesfushori Shaqiri humbet 2 sfidat e shtatorit. Ja shkaku…

Delo.autor

Statistika të frikshme, Aubameyang lë prapa të gjithë lojtarët e Arsenalit

Q.Autor

“FATI NA DËRGOI ATY”/ Neymar dhe Paredes të pamëshirshëm, “çmendin” Kimmich me festën e tyre (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment