Futboll Premier League Sport

TRIUMFIMI NË CARABAO CUP/ Ylli i Man Cityt pretendon se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Kyle Walker mendon se ai është lojtari më i mirë në botë. Po, e dëgjuat mirë, as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk mund t’i afrohet mbrojtësit të djathtë të Manchester Cityt.

Lojtari i përfaqësueses angleze ka postuar në Instagram duke pretenduar se goli që shënoi në fitoren 9-0 të Qytetarëve ndaj Burton në Carabao Cup të mërkurën ka bërë që ai të ngjitet në majë të botës.

Walker ka përshkruar foton: Gola në vitin 2019: Walker 1, Ronaldo: 0, Gola në Carabao Cup: Walker: 1, Messi: 0, t’i japim fund këtij diskutimi?

Walker ka thënë me shaka se ka shënuar më shumë gola se Ronaldo gjatë vitit tër i dhe më shumë gola se Messi në Carabao Cup, një kompeticion ku nuk luan argjentinasi.

Mbrojtësi i City-t shënoi golin e dytë të sezonit në gjysmëfinalen e Carabao Cup teksa Gabriel Jesus shënoi katër dhe Kevin De Bruyne, OIeksandr Zinchenko, Phil Foden dhe Riyad Mahrez nga një.

Related posts

DEKLARATA SHOKUESE/ “HUMBËSI I MADH” konfirmon largimin nga BAYERNI në fund të…

Isa.Autor

“ÇMENDURI” NË LONDËR/ Numërohen rreth 4000 bare, por asnjë tavolinë nuk është e lirë për finalen Itali-Angli

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

Leave a Comment