Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Ederson arriti majat, por ishte gati ta braktiste futbollin nga…

Portieri i Manchester City zbuloi se gati e ka braktisur portën, kur ishte 15 vjeç dhe lojtar aktiv në Sao Paulo të Brazilit. Ederson Moraes tha se donte të largohej nga futbolli për shkak të një depresioni. Braziliani, titullar i padiskutueshëm për Guardiolën, tha për mediat britanike se depresioni e kishte fundosur atë për një muaj:

Isha vetëm 15 vjeç dhe kalova nëpër një periudhë të vështirë. Kam kaluar një muaj i zhytur në depresion, kur nisa të pija duhan në vend të futbollit. Për fat të mirë, prindërit e mi më mbështetën dhe inkurajuan për të luajtur përsëri”

Pastaj, një vit më vonë, portugezët e Benfica do të siguronin shërbimet e tij, pasi kishin studiuar punën dhe evolucionin si portier me një të ardhme të madhe. Duke qenë se në fillim kishte pak mundësi aktivizimi në klubin e Lisbonës, Ederson nënshkroi për Rio Ave, por Benfica e kuptoi gabimin dhe përdori klauzolën e riblerjes, duke paguar pothuajse 500 mijë euro.

Nuk do të kalonin dy sezone, para se Manchester City të paguante 40 milionë euro për shërbimet e tij, duke u bërë portieri i dytë më i shtrenjtë në histori, në vitin 2017. Një shifër që e kanë tejkaluar verën e kaluar transferimet e Alisson dhe Kepa Arrizabalaga.

Ai ka rivalitet me Alisson për portën e kombëtares së Brazilit, por thotë se janë miq të mirë: Shkojmë mjaft mirë, edhe pse nuk mund ta shohim njëri-tjetrin shumë shpesh. Unë jam mik i madh me Roberto Firmino dhe të gjithë lojtarët brazilianë, që jetojnë në këtë zonë të Anglisë. Jemi të gjithë miq, kështu që sa herë kemi kohë të lirë, përpiqemi të dalim bashkë. Por, është gjithmonë e vështirë për shkak të orarit të ndeshjeve tona”

Related posts

KUNDËRPËRGJIGJEN NDAJ JUVENTUSIT/ Vendasit barazojnë shifrat falë Bonifazit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Formacioni më i shtrenjtë nga transferimet e viteve të fundit, mungon Cristiano Ronaldo (FOTO)

F.autor

TIRANA-LAÇI/ Ndeshja e “Bardhebluve” që vendos për titullin ndaj “Kurbinasve” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment