Futboll Premier League Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Guardiola: Ja çfarë do të ndodhë me Cityn në merkaton e janarit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në prag të rikthimit të Premier League këtë fundjavë ka deklaruar se ai është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion. Edhe pse dëmtimet që ka patur gjatë fazës së parë të kampionatit kanë qenë të shpeshta, duke sjellë edhe një periudhë krize, me 3 humbje në 4 ndeshje, sërish trajneri spanjoll shprehet se lojtarët që ai ka në dispozicion janë më të mirët. Për këtë arsye, ai nuk pret asnjë blerje në merkaton e janarit.

“Klubet e mëdha, siç është edhe Manchester City, nuk blejnë lojtarë apo t’i marrin ata në formë huazimi vetëm për 6 muaj. Unë, kur vendos të blej një lojtar synojn që ai të luajë për skuadrën time për 5 apo 6 vite dhe jo 6 muaj. Ndaj nuk e shoh aspak me interes merkaton e janarit, pasi nuk do të sjellë asgjë të re te City. Në të mirë dhe në të keqe, ne kemi vendosur që të shkojmë deri në fund të sezonit me këtë grup dhe jam I kënaqur me skuadrën që kam”, tha Guardiola.

Related posts

SURPRIZON LOJTARI I BAVAREZËVE/ Ja kush është “fiksimi” i ri i Jamez Rodriguez

Isa.Autor

ISH-YLLI I REAL MADRIDIT/ Guti zbulon ekipin e ëndrrave të kohës së tij dhe të së tashmes (VIDEO)

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Operacioni në kokë e la 7 muaj jashtë fushave, lojtari 19 vjeçar tërhiqet nga futbolli i luajtur

Delo.autor

Leave a Comment