Futboll Sport

Rikthehen 2 titullarë te Skënderbeu, Shehi dhe Muzaka në pritje

Dy rikthime pritet që të ketë trajneri Ilir Daja për ndeshjen e Lushnjës. Bëhet fjalë për Gledi Micin dhe Tefik Osmanin. I pari ka ezauruar pezullimin prej kartonëve, ndërsa i dyti është rikuperuar pas problemit muskulor që e la jashtë në ndeshjen kundër Laçit.

Në të tilla kushte pritet që Mici të paktën të jetë titullar nga minuta e parë, ndërsa për Osmanin mund të “kursehet” ndoshta, megjithatë vendimi do të merret këto ditë.

Ditën e sotme pritet që të shihen edhe problemet e portierit Orges Shehi dhe mesfushorit Gjergji Muzaka, të cilët lanë fushën të dëmtuar. Skënderbeu është i dënuar për të fituar, nëse do që të mbyllë llogaritë me titullin.

Related posts

E PAPRITUR/ Të dielën shpallet kampioni, Boca JUNIORS çon në CAS River PLATE-in

Isa.Autor

SHTANGET “EMIRATES”/ Webster zhbllokon sfidën ndaj Arsenal, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PLAS SHERRI TEK FLAMURTARI/ Pa nisur aventurën, Klubi përjashton sulmuesin Sallaku. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment