Futboll Sport

A DO TË KTHEHET NEYMAR TEK BARCELONA? Babai i tij godet fort me përgjigjen… (FOTO)

Babai i Neymar iu është përgjigjur raporteve mediatike të orëve të fundit, që e vendosin përsëri djalin e tij në rrugën e kthimit te Barcelona. Ai mohoi zërat se agjenti i vetë lojtarit kishte kontakte të drejtpërdrejta me presidentin Bartomeu, në përpjekje për të materializuar operacionin e ribashkimit në “Camp Nou”.

Duke përdorur llogarinë e tij në Instagram, babai i yllit Brazilian të PSG-së i ka konsideruar të gjitha “fake neës” (lajme të rreme). Informacionet e “El Mundo” flisnin për bisedime të avancuara tashmë, të ndodhura në fund të dhjetorit të kaluar, kur Neymar ishte në Brazil.

Kjo media spanjolle shkruajti se vetë babai i sulmuesit është i bindur që “nënshkrimi i Neymar me PSG-në ishte i gabuar”. Babai, edhe në rolin e përfaqësuesit të loijtarit të kombëtares braziliane, nuk i ka kapërdirë dot këto thashetheme dhe ka përdorur rrjetin social për t’i përcaktuar ato si “lajme të rreme” dhe “lajme të çmendura”.

View this post on Instagram

“Fake News” da “Fake News” 🤷🏾‍♂️

A post shared by Neymar Pai (@neymarpai_) on

Related posts

Rekord me 810 ndeshje, Wenger bëhet “legjendë” në Premier League

Q.Autor

RRËFEN DRAMËN E COVID-19/ Galliani: Mendova se po vdisja, do të shkoj të lutem…

Delo.autor

Mbrojtësi i Tottenham transferohet në Bundesliga

Sadik.Autor

Leave a Comment