Bundesliga Futboll Sport

LARGIM NË JANAR APO RINOVIM? Drejtori i Bayernit sqaron të ardhmen e James Rodriguez

James Rodriguez po trajnohet me Bayern Munich në përgatitoren e dimrit në Doha, pavarësisht thashethemeve që e lidhin atë me klube të ndryshme, në merkaton e janarit, duke përfshirë edhe Juventusin. Huazimi i kolumbianit nga Real Madridi te bavarezët përfundon në muajin qershor.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, referuar situatës që po ndodh në klubin gjerman me James, teksa trajneri Niko Kovac nuk e ka aktivizuar shumë minuta në këtë sezon, bëri këtë sqarim: “James duhet të ndihet rehat për t’i përmbushur më mirë pritshmëritë ndaj tij. Ne mendojmë kështu. E di se sa i rëndësishëm mund të jetë ai për skuadrën”

Një lidhje me një largim të mundshëm të kolumbianit në merkaton e dimrit dhe vendimi që do të marrë Bayerni në lidhje me kontratën, Salihamidžić shtoi: “Ne kemi ende kohë për të vendosur. Gjithçka është në dorë të palëve”.

James Rodriguez do të marrë pjesë këtë fundjavë në “Telekom Cup” dhe të premten e ardhshme, më 18 janar, do të jetë gati për ndeshjen Bayern Munich-Hoffenheim, në Bundesligë. Një sfidë e rëndësishme për trajnerin Kovac, skuadra e të cilit mban vendin e dytë të renditjes me 36 pikë, por me gjashtë “hapa” larg kreut, Borussia Dortmundit.

Related posts

Inter mbyll merkaton në hyrje, Joao Mario drejt klubit të madh spanjoll

Isa.Autor

“LOS BLANCOS” NË KRIZË/ Levante mposht me përmbysje Kampionët e Spanjës

Delo.autor

SITUATË DRAMATIKE TEK CHELSEA/ Tre lojtarë janë futur në karantinë dhe…

F.autor

Leave a Comment