Futboll Premier League Sport

AI ËSHTË MË I MIRI/ Patrice Evra kujton kalimin tek United me një postim fantastik (FOTO+VIDEO)

Patrice Evra është ndarë nga futbolli i luajtur, por mbetet një ndër personazhet më aktivë në rrjetet sociale, duke qenë po aq popullor sa ishte disa vite më parë, kur luante në nivelet më të larta të futbollit.

Francezi ka postuar në Instagram një foto të tij krah ish-trajnerit të Manchester United Sir Alex Ferguson, ndërsa nënshkrimi është fantastik.

“Sir Alex: ‘Çfarë dreqin ke veshur, bir? Bën mirë të nisësh vrapin, përndryshe të ktheva në Senegal. Dhe ule atë dorë, francez i vogël…’. Pjesa tjetër është histori”, shkruan Evra, i cili në 11 janar 2006 firmoste për United për 5.5 milionë sterlina, një biznes i shkëlqyer për Red Devils, sepse mbrojtësi i majtë u bë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në Manchester, për 9 sezone.

Related posts

EURO 2023/ Sylvinho viziton Kombëtaren U-17 në stërvitjen e parë. Shpuza & Marinaj shpalosin objektivat e Shqipërisë

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk po bind tek klubi i Serisë B, futbollisti i Kombëtares drejt largimit në janar

Delo.autor

Mourinho e thotë hapur/ Nuk jam “lodhur” ende nga klubet, në Manchester kam shumë…

Sadik.Autor

Leave a Comment