Futboll La Liga Sport

RIKTHIMI I BUJSHËM NË LA LIGA/ Valverde jep “OK”: E njeh mirë kampionatin tonë

Barcelona do të presë nesër në “Camp Nou” skuadrën e Eibar, por trajneri Ernesto Valverde e ka mendjen edhe te merkato e janarit. Pas largimit të Munir, që u transferua te skuadra e Sevilla, te “blaugrana” duhet plotësuar ky boshllëk. Duhet një sulmues tjetër.

Dhe trajneri Erneso Valverde e ka gati zgjidhjen. Pas zërave të ditëve të fundit se sulmuesi spanjoll Alvaro Morata mund të rikthehet në La Liga për të luajtur pikërisht me Barcelonën, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit, që ka dhënë bekimin e tij për këtë transferim.

Në konferencën e shtypit, Valverde tha: “Me largimin e Munir kemi një vend bosh në sulm. Merkato është e hapur, ndaj duhet të shohim se si ta plotësojmë këtë boshllëk me mundësitë financiare që kemi. Në të tilla situate unë shpresoj të vijë dikush që e njeh kampionatin tonë. Morata është një i tillë”, tha Valverde.

Alvaro Morata, që aktualisht luan në Premier League me Chelsea, ka luajtur në La Liga me rivalët e Real Madrid dhe ditët e fundit është përfolur për një rikthim. Dhe Barcelona mund të jetë shtëpia e tij e re. Valverde e ka hapur derën…

Related posts

Tifozët duan që të kthehet te Shqipëria, De Biazi: Prisni deri sa të mbarojë Botërori

Sadik.Autor

TALENTI PREMTUES/ Steaua zbulon “Mesin e ri”, Bekali: Vlen 70 milionë euro (VIDEO)

Isa.Autor

Liverpooli dhe Atletico Madrid shfaqin interes për sulmuesin e Juventusit!

Sadik.Autor

Leave a Comment