Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Wenger tek MILANI, fakt i kryer, do prezantohet në…

Në një intervistë të fundit për “Sky Sports”, trajneri francez, Arsene Wenger nuk e ka fshehur. Ish-trajneri legjendar i Arsenal, i gjendur pa ekip që pas largimit të tij nga “Topçinjtë”, shumë shpejt do të rikthehet në aktivitet. “Do të jem gjëkundi në fillim të vitit të ardhshëm, por nuk e di se ku. Kam pushuar mirë. Kam parë shumë futboll. Më mungon”, deklaroi 69-vjeçari francez. Emri i tij ka qarkulluar në të gjitha qarqet e futbollit ku klubet po hasin vështirësi, si në rastin e Bayern Munich, Real Madrid, Fenerbahce, madje edhe për të marrë drejtimin e skuadrës që Marcello Lippi do të dorëzojë në fillim të vitit të ardhshëm. Në marrëveshje të plotë me Thomas Tuchel, Arsene Wenger madje është përfolur edhe te PSG në rolin e drejtorit të përgjithshëm, që do të implikonte largimin e drejtorit sportive aktual, portugezit Antero Henrique.

Por trajneri që ka fituar tre tituj kampion në Premier League dhe i shtatë Kupave të Anglisë, sikurse zbulohet nga “France Football”, ka negociuar për disa javë edhe me Milan. Këto tratativa janë shumë pranë një konkluzioni të shpejtë. Situata e klubit nuk është dramatike, por gjithsesi mbetet larg pritshmërive të aksionerit të ri kuqezi, fondit amerikan të investimeve Elliot Management Corporation, që ka marrë borxhet e kinezit Li Yonghong.

Arsene Wenger do të zëvendësonte Gennaro Gattuso në krye të kuqezinjve. Do të kishte edhe një rol më aktiv në bashkëpunim me drejtorin sportiv, brazilianin Leonardo. Mbërritja e një prej trajnerëve më të mëdhenj francez thuhet se do të ishte orkestruar nga Paul e Gordon Singer. Miliarderët, babë e bir zotërojnë fondin që tashmë është pronar i Milan dhe ka interesa edhe te Lille. Dy njerëzit e biznesit, që kalojnë shumë kohë në Londër, me shumë biznese në Angli, janë tifozë të Arsenal. Sipas disa burimeve franceze, emërimi i Wenger te Milan është një pazar i mbyllur.

Related posts

Sergi Roberto mbetet te Barcelona, arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës

Q.Autor

KUKËSI-SLAVIA SOFIA/ Fantastik Kuper, verilindorët e Gegës sërish në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRECEDENTË/ 18 futbollistë të gjigantit argjentinas dalin me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment