Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventusi në Londër për të mbyllur operacionin top sekret

Një delegacion i Juventus ka mbërritur në Londër për të finalizuar operacionin për firmën e Aaron Ramsey. Arsenal do jetë pushim sot pas transfertës me West Ham, ndërsa bardhezinjtë janë në pritje për të takuar mesfushorin uellsian.

Në agjendë është parashikuar një takim mes palëve për të diskutuar detajet e kontratës, që sipas planeve do jetë pagë 6.5 milionë euro për 5 sezone. Me 0.5 milionë në formën e bonuseve nëse arrin të luajë në 50% të  ndeshjeve, dhe 1.5 milionë nëse arrin të luajë në 70% të rasteve. Ndërkohë që komisioni do i kushtojë 9 milionë euro Juventusit.

Nëse gjërat arrijnë të mbyllen në këtë takim, më pas do ketë një kontroll mjekësor për lojtarin. Parashikohen disa vizita bazike dhe më pas pritet që Ramsey të udhëtojë drejt Italisë ditën e diel, aty ku do kryejë vizitat e detajuara dhe mund të marrë formë zyrtare marrëveshja mes tyre.

Related posts

Icardi: Nuk është momenti për festë speciale

Q.Autor

NBA/ Lakers “bie” në Memphis, Westbrook “nderon” Rockets

Delo.autor

TIRANA E PANDALSHME/ Gjashtë fitore radhazi dhe suksesi me Egbon në 100 vjetorin e kryeqytetit

F.autor

Leave a Comment