E ardhmja e sulmuesit britanik Harry Kane te skuadra e Tottenham është e lidhur ngushtë e fatin se ku do të drejtojë në të ardhmen trajneri Mauricio Pochettino. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë sulmuesi i kombëtares britanike, që tha se të gjithë te skuadra e Tottenham janë në dilemë për të ardhmen. Kjo gjë vjen pas kërkesave që ka patur trajneri argjentinas për të drejtuar ekipet “big” të Europës.
“Mauricio ëhstë një trajner i madh, një njeri që na trajton të gjithëve si shokë dhe na respekton. Ai ka ndërtuar një ekip të madh. Të gjithë kemi qenë të bashkuar 3.
-4 sezonet e fundit dhe tani po presim të bëjmë hapin e madh. Por nëse ai largohet gjërat mund të ndryshojnë, pasi mund të prishet e gjithë puna e nisur”, tha Harry Kane. Edhe për sulmuesin ka shumë oferta, sidomos këmbëngul Real Madrid, por drejtuesit e Spurs thanë se ai nuk do të largohet në rast se nuk paguhet shuma prej 350 milionë eurosh.
Emri i Pochettino është përmendur si trajneri i ardhshëm i Manchester United apo Real Madrid, skuadra që i besojnë trajnerit argjentinas. “Është normale që skuadra të mëdha synojnë trajnerin tonë, pasi është i jashtëzakonshëm. Nëse ai largohet edhe lojtarë të tjerë mund të ikin më pas nga Tottenham. Kjo do të ishte fatale, pasi këtë sezon mund të arrijmë objektiva të rëndësishëm, u shpreh Kane.