Futboll La Liga Sport

VAR DHE NJË TJETËR PENALLTI/ Atletico i bën presion Barcelonës (VIDEO)

Atletico Madrid ka fituar me rezultatin minimal, 1-0 në sfidën me Levanten për javën e 19-të të La Liga. Ka qenë një gol i Antoine Greizmann në pjesën e dytë që zgjidhi ndeshjen dhe i siguroi tre pikët madrilenëve.

Një ndeshje totalisht e dominuar nga skuadra e Diego Simeones, madje që në minutën e 9’-të të takimit arritën të shënojnë me anë të Koke, por pasi këshillimit me VAR arbitri vendosi që goli të anulohet për një faull më herët në mesfushë. Në minutat në vijim Arias ka mundësi të shënojë, ndërsa Correa dështon të shtyjë topin në rrjetë nga 6 metra brenda zone. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë vendasit arrijnë të gjejnë golin e avantazhit me Griezmann që shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte një faull brenda zone, aty ku Vukcevic preku topin me dorë dhe arbitri nuk nguroi të japë 11-të metërsh. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të vërshëllimës së trefishtë nga arbitri kryesor i takimit.

Me këtë fitore Atletico Madrid shkon në kuotën e 38 pikëve, 2 më pak se Barcelona që luan në 18:30 ndaj Eibarit në “Camp Nou”.

Related posts

SFIDA NDAJ “LOS BLANCOS” NË CHAMPIONS/ Conte: Do të shkojmë në Madrid me një objektiv

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA AMERIKA/ Mbappe largohet në verë, zbulohet destiancioni i ri!

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Molde surprizon “Topçinjtë” me një SUPER GOL nga Ellingsen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment