Bundesliga Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Neuer: Tani e dimë si mposhtet Liverpooli

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka thënë se Pep Guardiola i ka treguar ish-skuadrës së tij si fitohet ndaj Liverpoolit. Bavarezët dhe “Të Kuqtë” do të ndeshen në 1/8-at e Champions League, me ndeshjen e parë që do të luhet më 19 shkurt, ndërsa ajo e kthimit më 13 mars.

Manchester City i ka shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon të Premier League Liverpool-it, duke e mundur ekipin e Jurgen Klopp me rezultatin 2-1 në “Etihad” në fillimin e këtij viti.

Dhe Neuer ka thënë: “E kam parë Liverpool-in kundër City-t dhe kam kuptuar se nuk janë të pathyeshëm. E kemi parë të gjithë këtë dhe nuk mendoj se Liverpool ka dëshirë të luajë kundër Bayern-it”.

“Kanë një ekip shumë të mirë dhe po zhvillojnë një sezon të madh. Janë të rrezikshëm në kundërsulm dhe nuk pësojnë shumë gola. Por unë mendoj se shanset tona për të fituar janë 50/50”.

Skuadra e Bayern po përgatitet për fazën e dytë të sezonit në Katar dhe Neuer ka premtuar se plani i ekipit është që të zhvillojë një pjesë të dytë të sezonit të fortë.

“Objektivi ynë është që të jemi gati për fazën e dytë të sezonit. E para nuk ka qenë e lehtë, sepse kemi bërë shumë gabime”, ka thënë portieri gjerman.

Related posts

Hamilton pesimist: Ferrari po na jep leksione

Sadik.Autor

DERBI MILANEZ PËR YLLIN E LAZIOS/ Presidenti Lotito nuk e ul çmimin, Milan ka plan B dhe C

F.autor

NJERIU I SPEKTAKLIT/ Ronaldinho, buzëqeshja e futbollit. Trashëgimia e tij në një info-grafik

Isa.Autor

Leave a Comment