Futboll La Liga Sport

PRAPASKENAT TEK “LOS BLANCOS”/ Ish-presidenti Calderon rrëfen arsyen e largimit të Zidane nga Real Madridi

Zinedine Zidane është larguar nga Real Madrid pasi humbi betejën për pushtetin e transferimeve me Florentino Perez, sipas ish-presidentit të klubit Ramon Calderon.

Zidane la Real në fund të sezonit të kaluar, pasi fitoi trofeun e tretë radhazi të Champions League si trajneri i Los Blancos.

Disa javë më pas është larguar edhe Cristiano Ronaldo, i cili i dha fund ecurisë 9-vjeçare te Real për t’iu bashkuar Juventus-it.

Dhe Calderon pretendon se Zidane donte që Ronaldo të qëndronte dhe në vend të tij të shiste Gareth Bale, duke shtuar se arsyeja pse francezi u largua nga Madridi ishte për shkak të mosmarrëveshjeve me Perez për politikën që duhej ndjekur për transferimet.

“Zidane ka insistuar për të mbajtur Ronaldo-n dhe të shiste Bale,” shprehet Calderon për spanjollen AS.

“Perez bëri të kundërtën e asaj që kërkoi Zidane. Trajneri donte të ishte ai që merrte vendimet për blerjet e disa lojtarëve dhe shitjen e disa të tjerëve, por kërkesat nuk i janë plotësuar.

“Kështu që vendosi të largohej. Dhe kishte të drejtë.”

Related posts

U ALUDUA PËR NJË LIDHJE ME BELEN RODRIGUEZ/ Leagon Lavezzi: Mos më çani…tr**in (FOTO)

Delo.autor

DYNAMO KYIV-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, shënon Alonso

Delo.autor

NJË TJETËR TENTATIVË/ Ofertë e re për Godin, Atletico Madrid sfidon “Zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment