Futboll La Liga Sport

SHKELI RREGULLOREN/ Benzema ndalohet nga policia pasi ishte… (VIDEO)

Karim Benzema është i shqetësuar për dëmtimin në gishtin e vogël të dorës së djathtë pas ndeshjes në fushën e Betis në Sevilla, pasi parashikohet që do mungojë për të paktën dy ndeshje.

Për francezin problemet kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Në mediet spanjolle është publikuar një video ku sulmuesi i Real Madrid ndalohet nga policia pasi është duke drejtuar makinën në kushte pamundësie fizike, që ka të bëjë me dorën e fashuar.

Sipas rregullores së qarkullimit rrugor, francezi rrezikon të gjobitet nga 150-300 euro. Në aspektin ekonomik gjoba nuk do ishte problem për të, por ligji parashikon që për të tilla shkelje të hiqen edhe gjashtë pikë nga patenta. Kjo po që është problem për futbollistin, pasi pikët nuk mund të rikuperohen me pagesa financiare.

Related posts

SPORTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ish trajneri i njohur (FOTO)

Delo.autor

U TRANSFORMUA ME BUJË TE ROMA/ Ja kur do të rikthehet nga dëmtimi “i shumëkërkuari” i Murinjos

F.autor

ZYRTARE/ Ishte një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit, portieri Zogovic firmos me Vllazninë

Delo.autor

Leave a Comment