Futboll La Liga Sport

VAZHDOJNË VUAJTJET NË “LOS BLANCOS”/ Lojtari i Real Madrid lë stërvitjen në lot pasi…

Jesus Vallejo i Real Madrid shpresonte të rikthehej në fushë këtë javë, por një tjetër dëmtim gjatë seancës stërvitore të së hënës e ka ndalur përsëri.

Mbrojtësi është larguar në lot nga qendra stërvitore “Valdebebas” teksa Santiago Solari bëri më të mirën e tij për të ngushëlluar 22-vjeçarin.

Vallejo ka bërë vetëm dy paraqitje me Los Blancos këtë sezon; Melilla në Copa del Rey gjatë tetorit dhe në tetor ndaj CSKA në Champions League në muajin dhjetor.

Ky është dëmtimi i katërt muskulor për këtë sezon, testet do të kryhen pasditen e së hënës për të parë nëse është një dëmtim i rëndë.

Ai pritej të rikthehej në fushë në ndeshjen e së mërkurës që Real do të luajë ndaj Leganes në Copa del Rey teksa ndeshja e parë ka dalë 3-0 në favor të merenguesve.

Qendërmbrojtësi ka luajtur vetëm 14 ndeshje në 18 muajt e fundit.

Related posts

Rikthehet Moto Gp/ Rossi dhe Vinales optimistë për garën në Brno

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Ranieri jep sugjerimin: Nëse rinis gjithçka, duhet të ndryshojë kjo gjë!

Delo.autor

SYNON RIKTHIMIN TEK FITORJA NË CHAMPIONS/ Mesfushori Muller: Ishte 1 pikë e vlefshme, me PSG-në luajmë sezonin

Delo.autor

Leave a Comment