Formula 1 Sport

Rikthehet Moto Gp/ Rossi dhe Vinales optimistë për garën në Brno

Pas 3 javësh pushim, Moto GP kthehet në pistën e Brnos për raundin e 10 të kampionatit Botëror të vitit 2018. Klasifikimi flet qartë, me Marc Marquez që ka bërë një start fantastik duke kryesuar 46 pikë përpara vendit të dytë që mbahet nga Valentino Rossi dhe 56 pikë nga bashkombasi i tij Maverick Vinales. Sipas Rossit, kjo do të jetë gara ku ai do të kërkojë fitoren e parë për këtë kampionat:

“Para së gjithash, do doja të kishim pak më shumë pushime. Të gjithë thonë kështu por është e vërteta. Por tani duhet të përqëndrohemi tek garat, dhe Brno është një pistë e bukur. Vitin që shkoi këtu isha shumë i shpejtë, por në Moto GP nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Gjithsesi, duam të fitojmë garën e parë për këtë sezon”.

Me superlativa ka folur dhe piloti tjetër i Yamahas, Vinales, që ndihet mjaft mirë për garën e ardhshme dhe siguron se do të bëjë më të mirën e tij:

“Gjatë pushimeve jam argëtuar shumë, ishte e nevojshme për t’u qetësuar e për t’u kthyer më i fortë në pjesën e dytë të sezonit. Tani nuk mund të bëjmë më gabime. Gjej rastin të falenderoj dhe ekipin për hapat përpara që këmi bërë në garat e fundit. Kam ndjesi të mirë për këtë fundjavë”.

Gara e radhës në Moto GP do të jetë në cirkuitin e Brnos të Republikës Çeke. Provat do të zhvillohen ditën e shtunë në orën 14:00, me garat që do të zhvillohen një ditë më vonë në të njëjtin orar.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME PËR INTER/ 108 gola në vitin 2020, më shumë kushdo tjetër në Serie A

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Tirana mendon për merkaton e janarit. Bardheblutë kërkojnë…

Delo.autor

Fyeu lojtarët e Shkëndijës, klubi kuqezi i përgjigjet ‘dhembë për dhëmbë’ federatës maqedonas

Sadik.Autor

Leave a Comment