Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Klubi i Premier League shkarkon trajnerin…

David Wagner është larguar nga posti i trajnerit të Huddersfield teksa ekipi ndodhet në vend të fundit të Premier League.

Wagner, i cili u bë i njohur se asistenti i Jurgen Klopp te Borussia Dortmund, ka shkëlqyer te Terriers në fillim të karrierës, duke arritur ngjitjen sensacionale në Premier League në verën e vitit 2017.

Gjermani bëri të pamundurën sezonin e kaluar, duke mbajtur ekipin e tij në kampionatin kryesor anglez, por këtë sezon gjërat nuk kanë ecur ashtu siç duhet dhe ekipi ndodhet në vend të fundit me 11 pikë nga 22 ndeshje.

Huddersfield pritet të gjejë një pasardhës në ditët e ardhshme për të zëvendësuar një trajner që pëlqehej shumë nga tifozët.

Wagner dhe drejtuesit e Huddersfield gjetën gjuhën e përbashkët dhe janë ndarë duke ruajtur relatat e mira.

Related posts

MOTO GP/ Kampioni i botës bën mrekullinë, në garë 5 ditë pas operacionit

Delo.autor

ZYRTARE: Largohet nga PSG-ja, ‘ylli’ brazilian transferohet në Angli

Q.Autor

ALLEGRI JEP DIVORCIN ME JUVENTUS/ Rrjeti “shpërthen” me MEMET, ja pikantet

Delo.autor

Leave a Comment