Futboll Seria A Sport

MERKATOJA NË “FSHEHTËSI” TOTALE/ Leonardo dhe Maldini kanë në dorë yllin e Kosovës

Gonzalo Higuain është kryefjala e merkatos së Milanit. Por, në anën tjetër, drejtuesit kuqezi, nga Maldini te Leonardo, sidomos në sajë edhe të scouting që është duke u zhvilluar nën urdhërat e ish-zbuluesit të Monacos, Moncada – që u afrua te kuqezinjtë nga Ivan Gazidis – kanë vendosur në fokus disa futbollistë të tjerë.

Mësohet se këto muaj është punuar në fshehtësi totale për një futbollist që luan në Belgjikë me skuadrën e Genkut dhe që të gjithë shqiptarët njohin. Bëhet fjalë për yllin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi i krahut, vetëm 20-vjeç, ka dhënë përgjigje pozitive në sinjalizimet e bëra.

Prej pak kohësh, në sajë edhe të udhëtimeve në Belgjikë, personat që janë pajtuar për të parë nga pranë lojtarin, kanë shkruar në raportet e tyre se futbollisti kosovar, i konsideruar edhe si “Messi i Kosovës”, pëlqehet shumë nga Leonardo dhe Maldini.

Genku e mori nga skuadra e St Trudenit për një shifër të vogël parash, ndërsa tani ka vendosur që do ta shesë vetëm për 4-5 mln euro. Një shifër e konsiderueshme për një 20 vjeçar, por që megjithatë te Milani shihet si investim. Milani ka në dorë futbollistin e lindur në Gjermani, por me origjinë kosovare, ndaj tani pritet vetëm që të bëjë sulmin final.

Related posts

SHQIPËRIA rrezikon rënien/ KUQEZINJTË kanë ende shpresë për të shmangur më të keqen

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ E pabesueshme, shikoni si De Jong ndëshkon Napolin me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Befasi e madhe në formacionet zyrtare të ndeshjes Sassuolo – Inter (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment