Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Chelsea arrin marrëveshjen me zëvendësuesin e Fabregas

Chelsea raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Leandro Paredes.

Mësohet se fantazisti argjentinas ka arritur akordin me klubin londinez dhe do të transferohet me misionin për të zëvendësuar Fabregas.

Megjithatë, shtypi italian shton se tani duhet të gjehet gjuha e përbashkët me klubin e tij Zenit, me rusët që akoma nuk i janë përgjigjur ofertës 30 milionë euro.

Paredes pritet të jetë ai që do të dublojë Jorginhon, pas largimit të Fabregas te Monaco.

Chelsea në fillim ka dashur të blejë Nicolo Barella nga Cagliari, por i riu nuk donte të largohej nga Italia për arsye personale.

Paredes është identifikuar me shpejtësi si një alternativë e denjë dhe tani thuhet të ketë arritur marrëveshjen për një kontratë deri më 2023 me 4 milionë euro në sezon.

Related posts

NË SEZONIN 2012-2013 LUANIN NË KATEGORINË E KATËRT/ Ngjitja e Leipzig, nga fundi në majë për 7 vite

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Sheffield-Liverpool

Delo.autor

U LARGUA NGA “LOS BLANCOS”/ Zidane, trajneri më i suksesshëm në historinë e Realit. Ja statistikat e frikshme…

Delo.autor

Leave a Comment