Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Inter merr një ofertë nga Spanja për yllin e sulmit

Real Betis raportohet t’i ketë kërkuar Interit shërbimet e Lautaro Martinez në formë huazimi.

Sipas Diario de Sevilla, Betis kërkon të ndërtojë një sulm të denjë deri në fund të sezonit teksa e ardhmja e Sergio Leon dhe Antonio Sanabria është e paqartë.

Argjentinasi ka bërë vetëm katër paraqitje nga minuta e parë për Inter në Serie A që kur mbërriti nga Racing Club për 23 mln euro verën e kaluar.

Gjithsesi, 21-vjeçari shënoi një dopietë në fitoren e Coppa Italias ndaj Beneventos dhe së fundmi ka shënuar edhe golin e fitores ndaj Napolit.

Për më tepër, Martinez nuk dëshiron të largohet nga Inter kaq herët, teksa edhe klubi nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet.

Related posts

EFEKTI HAALAND/ Benzema largohet nga Real Madrid, në garë për francezin futet Juve, largohet edhe Morata

Delo.autor

“Problemi i Alves është rivali direkt, Cristiano Ronaldo!”

Q.Autor

“PLESHTI” FITOI GJITHÇKA/ Por katër rekorde s’i ka thyer dot tek Barcelona (DETAJET)

Delo.autor

Leave a Comment