Futboll Seria A Sport

“MISTER, NUK E NDJEJ TË…”/ Zbulohet biseda Higuain-Gattuso

Gennaro Gattuso dhe Gonzalo Higuain janë takuar përpara finales së Superkupës së Italisë dhe kanë biseduar gjatë. Mësohet se mes tyre ka pasur një bashkëbisedim të qetë, edhe pse “Rino” Gattuso vazhdon të mos dorëzohet për shanset që argjentinasi do të largohet.

Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit është ndjerë disi e tradhëtuar nga sulmuesi i ardhur nga Juventusi, që i ka lëën në baltë pikërisht në një sfidë të tillë. Ai që duhet të ishte një revansh është kthyer në një makth më shumë për Higuain, pasi me  Juven humbi penallti dhe mori të kuq.

Sipas “Sky”, Higuain i ka thënë Gattusos: “Mister, nuk e ndjej të luaj. Nuk ndihem i fuqishëm”. Kjo për shkak të gjendjes gripale, por ndoshta interesi është edhe më i madh. Në rast dëmtimi, marrëveshja për të shkuar te Chelsea do të prishej totalisht dhe Pipita në një sfidë kaq fizike, nuk dëshiron të rrezikojë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dinamo nuk ndalet, arrihet marrëveshja për sulmuesin 22-vjeçar…

Delo.autor

Ndodh edhe kjo/ Britania nuk i rinovon vizën miliarderit të Chelsea-t

Sadik.Autor

“JAM NË 100 % TIM”/ Hernadez: Ndihem shumë mirë, jam gati të luaj

Delo.autor

Leave a Comment