Futboll Sport

PARAQITJE POZITIVE/ Liridon Latifi dhuron spektakël në miqësore, i shënon supergol Bazelit

Mesfushori i Kombëtares, Liridon Latifi ka dhuruar spektakël në miqësore e sotme që skuadra e tij Akademia Pushkash zhvilloi ndaj Bazelit. Skuadra zvicerane arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 falë golave të Ajetit dhe Freit, ndërkohë për hungarezët shënoi Latifi.

Shqiptari u hodh në fushën e lojës në pjesën e dytë, ndërkohë në minutën e 90-të, falë një perle nga goditja e dënimit, mposhti portierin kundërshtar, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e Akademia Pushkash.

Me paraqitjet pozitive në testet miqësore, ish-futbollisti i Skënderbeut kërkon të fitojë një vend titullar të skuadra hungareze. Kujtojmë që minutat në gjysmën e parë të sezonit për shqiptarin kanë qenë me pikatore.

Related posts

​Lemar ka zgjedhur në mes të Liverpoolit dhe Arsenalit

Delo.autor

Memushaj qëndron në Serie A, e kërkon klubi i shokut të Kombëtares

Sadik.Autor

“Merre topin dhe pasoje”/ Një dokumentar për “epokën e artë” të Guardiolës te Barça

Isa.Autor

Leave a Comment