Futboll Sport

SHËNOI GOL NGA MESI I FUSHËS/ Ja reagimi i komentuesit të ndeshjes (VIDEO)

Gola të veçantë shohim çdo ditë, por sot nga India na vjen një gol vërtet i bukur. Skuadra kryesuese e I-League, Chennai City fitoi 4-3 ndaj Aizawl, por për t’u diferencuar ishte goli i sulmuesit Pedro Manzi, i cili i dha avantazhin skuadrës kur shifrat ishin në 1-1, autori i 12 golave në 13 ndeshje në kampionatin elitar të Indisë.

Uruguaiani mori një top të larguar nga mbrojtja dhe goditi fort me të djathtën sapo kaloi mesin e fushës duke e gjetur të papërgatitur portierin kundërshtar që më kot mundohet të kapë topin që përfundon në rrjetë.

Për t’u theksuar është reagimi i komentuesit të ndeshjes, i cili lëshon një frazë në ekzaltim e sipër, “Zoti i futbollit do të falë nëse e lë kundërshtarin të shënojë kështu goli”, tani video po bën gjiron e rrjetit jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për fjalët e komentuesit, aq sa edhe vetë faqja e klubit e ka shpërndarë në rrjete sociale.

Related posts

Serie A, Napoli bën një kërkesë të veçantë në garën e titullit

Sadik.Autor

BASKETBOLL/ Barcelona e CSKA Moskë korrin fitoret e radhës dhe dominojnë Euroleague

Delo.autor

YLLI “KUQEZI” LA PARA KOHE FUSHËN E LOJËS/ Barcelona tregon arsyen e zëvendësimit të Manajt (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment