Futboll Premier League Sport

FITORE E MERITUAR/ Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Palace bën të vuajë Liverpoolin

Liverpool ka vuajtur jashtë mase, por në fund ka marrë një fitore të merituar 4-3 ndaj Crystal Palace në Anfield.

Skuadra e Roy Hodgson ia ka bërë jetën ferr vendasve, duke kaluar në avantazh në pjesën e parë, por zgjimi i Mohamed Salah në pjesën e dytë i ka ndëshkuar miqtë.

Mo Salah me dopietën ndaj Palace, ka shënuar 50 gola në 72 ndeshje të Premier League, vetëm Andy Cole (65), Alan Shearer (66) dhe Ruud van Nistelrooy (68) kanë bërë më mirë se egjiptiani.

Crystal Palace është vetëm ekipi i dytë që ka shënuar më shumë se një gol këtë sezon në Anfield, duke treguar se dëmtimet e shumta e kanë gjymtuar Liverpool-in në prapavijë.

Dhe kartoni i kuq i James Milner në fund të sfidës është një tjetër dhimbje koke për Klopp. Goli i dytë i të Kuqve, i shënuar nga Roberto Firmino, është i 1000-ti i shënuar në Anfiled.

Related posts

ZYRTARE/ Pas dëmtimit të Maignanit, Milan arrin marrëveshjen me portierin Mirante. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

SHKËNDIJA PRET MREKULLINË NDAJ TOTTENHAM/ Tetovarët i pret kundërshtar më i lehtë në “play off” në rast kualifikimi

Delo.autor

NDËRHYRJA “HORROR” E SALAH KUNDËR PORTOS/ Presidenti i klubit portugez: Të falënderojë Zotin që nuk…

Delo.autor

Leave a Comment