Futboll La Liga Sport

NUK KA NDODHUR MË PARË/ Solari e dënon Marcelon si askush më parë tek Real Madrid

Real Madrid më në fund mund të buzëqeshë, por jo Marcelo. Braziliani nuk mund t’ja lejojë vetes. Pas shumë javësh Santiago Solari më në fund mund të shijojë pak qetësi, sepse skuadra e tij nuk fitonte dy ndeshje të njëpasnjëshme që prej një muaji. Për të mundur Sevilla-n, u desh shumë zemër dhe grintë, duke marrë në konsideratë edhe tre mungesat e rëndësishme të Bale, Kroos e Asensio.

Për të zgjidhur situatën në një moment kaq delikat, mjaftuan dy golat e veteranëve Casemiro e Modric, dy lojtarë që kanë shkruar së fundmi historinë te Real. Apelit nuk iu përgjigj present Marcelo, me brazilianin që faktikisht është injoruar nga trajneri Solari.

Marcelo, në pankinë rrrihet si për dimër. Marcelo, i cili në sezonet e fundit nuk është se ka qenë një futbollist çfarëdo, por një nga kolonat e Real Madrid të Zinedine Zidane. Në “Santiago Bernabeu” të shtunën ndodhi një fenomen që kurrë më parë nuk ishte regjistruar.

Që nga transferimi i tij në La Liga, në fakt braziliani nuk kishte kaluar kurrë më parë 180’ minuta të njëpasnjëshme në pankinë në kampionat, për zgjedhje teknike të trajnerit. Tashmë çështja është zyrtarisht e hapur dhe bën shumë zhurmë.

Jo për të minimizuar vlerat e zëvendësuesit të tij, por është e pamundur që Marcelo të jetë më skarco se 22-vjeçari Sergio Regulion. Në të vërtetë, grushti i fortë i Solarit ndaj brazilianit fsheh debatin e ngjallur ditët e fundit në lidhje me mbipeshën e Marcelo-s dhe refuzimin e këtij të fundit për të verifikuar saktësisht dëmin.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA E TIJ/ Benzema: Shpresoj që një ditë të ndodhë

Delo.autor

SHTOHEN OPSIONET NË MERKATO PËR MANAJN/ Por edhe shanset që të qëndrojë të Barça

Delo.autor

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Rrëfehet Skënder Gega: Si shkuam në Londër dhe Minga mbeti jashtë

Delo.autor

Leave a Comment