Futboll Ligue 1 Sport

NJË TJETËR DISFATË PËR MONACON/ Shpërthen Henry: Është minuta e 45-të, gjyshja jote është një ku**ë

AS Monaco vazhdon të zhgënjejë në Ligue 1. Skuadra e cila dy sezone më parë shkëlqente kampionatin vendas dhe në Champions League duket e shpërfytyruar.

Në javën e 21-të ka ardhur një tjetër disfatë e turpshme 5-1 ndaj Strasbourg brenda në Stade Louis II.

As ardhja e Cesc Fabregas nuk ka rregulluar gjendjen e ekipit të Thierry Henry, i cili është përfshirë në një konfrontim me një prej lojtarëve kundërshtarë.

Trajneri francez ka nxjerrë gjithë inatin te një prej kundërshtarëve, duke e ofenduar rëndë: “Është minuta e 45-të, gjyshja jote është një kurvë.”

Me vetëm 15 pikë të grumbulluara, Monaco tashmë ndodhet në vend të parafundit të Ligue 1 dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Related posts

PRANË RIKTHIMIT NË EUROPË/ Longo e ftoi te Kukësi, Xhiovinko një hap larg akordit në Serinë A

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Granit Xhaka te Roma për 20 milionë euro

Delo.autor

LUAN ME PËRFAQËSUESEN E KOSOVËS/ Rrahmani tregon synimin që ka në këtë sezon në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment