Futboll Sport

BEFASUESE/ Edhe Ibrahimovic kundër Mourinho: Tani ai është i lirë (FOTO+VIDEO)

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka dalë në krah të ish-shokut të tij të skuadrës Paul Pogba, në përplasjen që ky i fundit ka patur me trajnerin portugez Jose Mourinho. “Special One” u shkarkua pak kohë më parë nga detyra e trajnerit të Manchester United dhe sipas Ibrahimovic, kjo lëvizje i dha më shumë liri mesfushorit francez.

“Ka lojtarë që dëshirojnë të jenë të lirë në fushë… Natyrisht që Mourinho ka idetë e tij, taktikën e tij, por ka lojtarë që janë mbi taktikat, mbi këto limite që vendos trajneri. Ata lojtarë duhen lënë të lirë”, u shpreh Zlatan Ibrahimovic në një intervistë për ESPN.

Çfarë po ndodh me Pogba nën drejtimin e Sulskjaer? “5 gola në 5 ndeshje. Një energji e re për të, pasi tani Pogba po luan ashtu si ai di të bëjë më mirë”, thotë Zlatan.

Gjithsesi, suedezi shprehet edhe më tej në lidhje me këtë marrëdhënie mes Pogba e Mourinho. “Paul nuk ndjente besimin nga ana e trajnerit. Po ashtu, edhe Mourinho nuk ndjente se kishte besimin e lojtarit. Kur je lojtar është e vështirë të sillesh ashtu si kërkon trajneri në fushë në rast se nuk ke besimin e tij”, tha Ibrahimovic.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një krosimi në zonë, sulmuesi Schick ndëshkon me kokë Skocinë (VIDEO)

Delo.autor

Formula 1/ Red Bull i pakapshëm në Azerbajxhan, Vettel shumë larg pritshmërive

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Bie nga 300 metra lartësi, vdes 31-vjeçari…

Delo.autor

Leave a Comment