Futboll Sport

KONFIRMOHET LAJMI/ Guardiola gjen lojtarin që kërkonte, por vetëm për 6 muaj (FOTO)

Skuadra e Manchester City i ka kërkuar skuadrës së Schalke 04 që të marrë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni mesfushorin Sebastian Rudy, por pa të drejtë blerje. Trajneri Pep Guardiola e konsideron 28-vjeçarin gjerman si personin e përshtatshëm që mund të zëvendësojë brazilianin Fernandinho, që është i dëmtuar.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Sun”, që shprehet se Rudy do të zëvendësojë Fernandinho këtë sezon, që konsiderohet si problemi më i madh i Guardiola. Rudy ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën e Schalke 04, ndaj nuk bëhet fjalë për një largim të tij përfundimtar nga Bundesliga në Premier League, por vetëm për 6 muaj.

Skuadra e Guardiola vuan shumë kur mungon mesfushori brazilian, tashmë 33 vjeç, shpesh i dëmtuar këtë sezon, pasi askush nuk po arrin ta zëvendësojë ashtu si duhet. Ndaj trajneri spanjoll shpreson që të gjejë një lojtar që të mbulojë këtë boshllëk të krijuar kohët e fundit, që ka sjellë edhe disa moment jot ë mira të Manchester City në kampionat këtë sezon.

Related posts

KONSIDEROHET LOJTAR IDEAL PËR SARRIN/ Juventus do të provojë në merkaton e ardhshme yllin…

Delo.autor

Arsenali mjaftohet me barazim ndaj Southamptonit (VIDEO)

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Genoa-Milan, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment