Futboll Seria A Sport

SITUATA E HIGUAIN/ Reagon Gatusso: Do të jem i sinqertë. Ai nuk është më…

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka insistuar se transferimi i Gonzalo Higuainit në Chelsea nuk është vendosur ende, derisa i pa shpjeguar arsyet e mungesës së argjentinasit në ndeshje e së hënës ndaj Genoas.

Gattuso ka thënë se e ka lënë Higuainin në shtëpi sepse mendërisht ai nuk është në gjendje të luajë ndaj Genoas, transmeton Gazeta Express.

Fakti se emri i sulmuesit argjentinas nuk është në listën e Milanit për ndeshjen e nesërme, sugjeron se kalimi i tij në Chelsea, përmes Juventusit, është i pashmangshëm.

“Asgjë nuk është vendosur akoma, prandaj duhet të flisni me drejtorin e Milanit, Leonardon”, tha Gattuso në konferencë për media.

“Do të jem i sinqertë me ju, që prej së jam këtu, dje ishte njëra prej seancave stërvitore më të këqija te Higuainit. Të gjitha këto fjalë nuk i bëjnë mirë atij. Kam folur me Higuainin. Dua t’i shoh lojtarët që janë mendërisht të gatshëm, dhe Higuaini nuk është për momentin. Nuk jam i zhgënjyer me të, sepse edhe unë kam qenë lojtar. Kam bërë gjithçka që kam mundur dhe ai është sjell shumë mirë tërë kohën”, theksoi ai.

Related posts

Marc Marquez “fluturon” në Holandë, Rossi do të niset i treti

Isa.Autor

WOLFSBURG/ Dikur shpallej kampion i Gjermanisë, sot rrezikon rënie nga kategoria

Sadik.Autor

TIRANA-BYLIS/ Raste pafund shënimi, ballshiotët trondisin traversën e Likës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment