Futboll Sport

“ISHTE GOL I QARTË EDHE ME ARBITËR ROBORT”/ Valverde hedh poshtë polemikat

Ernesto Valverde është i bindur se gjyqtarët kanë marrë vendimin e duhur në lejimin e golit të Luis Suarez, në fitoren 3-1 kundër Leganes, pavarësisht kontestimeve të kësaj të fundit.

Leganes e intrigoi ndeshjen në “Camp Nou”, kur Martin Braithwaite barazoi (1-1) golin e Ousmane Dembele. Kjo e detyroi Valverde të hedhë në fushë Lionel Messin nga stoli. Dhe argjentinasi e frymëzoi Barçën, që të fitonte, duke luajtur një rol në golin e Suarez, para se t’i vuloste gjërat vetë më vonë.

Goli i Suarez ishte i diskutueshëm nga këndvështrimi i Leganes, pasi Ivan Cuellar e shpëtoi goditjen e Messit dhe pastaj uruguajani shënoi në një zonë të ngushtë, duke u ndeshur me portierin në të njëjtën kohë.

Përsëritja e rastit tregoi që, edhe pse ka pasur kontakt, ai ishte minimal dhe goli mbeti në fuqi, edhe pas shqyrtimit me VAR. Kjo e zemëroi fort Leganes.

Megjithatë, Valverde mendon se goli ishte i rregullt. “Që në fillim mendova se ishte gol, – tha Valverde për “Movistar”. – Çfarë mund të them, të gjithë e shohin atë nga këndvështrimi i tyre, por nëse arbitri e ka dhënë, do të ketë qenë patjetër gol.

Me VAR, polemikat duhet të mbarojnë, ishte një gol i qartë. Suarez nuk e preku portierin, gjyqtarët e kanë parë këtë. Do të ketë gjithnjë polemika, edhe gabime do të bëhen. Gabimet nuk do të përfundojnë me VAR, as nëse vihet një arbitër robot”.

Related posts

Nëse fiton Kupën e Mbretit, Barça arrin rekordin e pathyer prej 85 vitesh

Sadik.Autor

Vllaznia drejt rënies, ish-sulmuesi shkodran: Hiqni fanellat, largohuni bashkë me drejtuesit…

Sadik.Autor

ÇUDIA VJEN NGA KENIA/ Policëve u vjedhin armët në kohën kur po shihnin ndeshjet e Champions

Delo.autor

Leave a Comment