Futboll Sport

“E DI SE NUK DO TË…”/ Boateng zyrtarizon kalimin te Barcelona me këto fjalë

Kevin-Prince Boateng është lojtari i ri i Barcelonës. Aktualisht mungon vetëm një njoftim zyrtar nga klubi spanjoll që lojtari të quhet një blaugrana.

Sot, rreth orës 12:30 Sassuolo ka mbyllur sesionin e stërvitjes së paradites dhe mesfushori ganez është përshëndetur me shokët e skuadrës, duke iu komunikuar se do të largohet për në Barcelonë.

“E di se nuk do të iu pëlqejë, por më është dhënë shansi i jetës dhe unë po shkoj te Barcelona. Tani, më duhet të iu them mirupafshim”, janë këto fjalët me të cilat Boateng iu është drejtuar shokëve dhe stafit të skuadrës.

31-vjeçari erdhi te Sassuolo në verë dhe arriti të shënojë 5 gola e dha 2 asist në 15 ndeshje në gjysmën e këtij sezoni. Boateng do të kalojë në formë huazimi për 2 milionë euro, me të drejtë blerje për 8 milionë të tjera në fund të sezonit nga Barcelona.

Mësohet se sot lojtari dhe agjenti i tij do të udhëtojnë drejt Spanjës, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën e tij, para se të zyrtarizohet kalimin i tij në “Camp Nou”.

Related posts

“TIRANA KA MË SHUMË ARSYE PËR TË FITUAR DERBIN”/ Mbrojtësi Doka: Kam marrë oferta, klubi po negocion me…

Delo.autor

Partizani vijon të udhëheqë, Luftëtari në kërkim të golit të barazimit

Q.Autor

VIDEO/ Gol identik si xhaxhai i tij para 80 viteve, 18-vjeçari ruan traditën e familjes

Q.Autor

Leave a Comment