Futboll Seria A Sport

AKORDI JUVENTUS – DARMIAN/ Marotta futet në mes dhe “hakmerret” ndaj “Zonjës së Vjetër”

Ditën e djeshme, mediat italianë e bën fakt të kryer kalimin e Mateo Darmian tek Juventusi. Por,çdo gjë ka marrë një tjetër “udhë”, pasi Interi është futur në lojë dhe është gati të rrëmbjë italianin nga duart e bardhezinjve.

Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, Paratici kishte gjetur formulën dhe kishte rënë dakord me Mançester Junajtid për të huazuar Darmian për 3 milionë euro. Më vonë do të jepte 8 milionë euro për ta blerë përfundimisht kartonin e tij nga anglezët.

Por, duket se ish-shoku i tij i ngushtë Marota, i ka prishur punë Paraticit dhe Juventusit. Kjo sepse ai është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një rrogë prej 3.8 milionë euro. Ai momentalisht përfiton 3.2 milionë euro, ndërsa Juventusi ofron 3.5.

Interi këto para do t’i kursejë nga Vrsaljko, i cili paguhet 6.5 milionë euro në sezon, por që nuk do të blihet nga Atletiko dhe do të lihet si “pistë” nga Interi. Pritet që më vonë të shohim se cili do të jetë destinacioni i Darmian, Torino apo Milano.

Related posts

Batuta e vitit: Hysaj shkëlqeu ndaj Lazios sepse ndërroi këpucët

Q.Autor

TËRBOHEN TIFOZËT E BAYERN/ Blerja më e shtrenjtë në histori të klubit rrezikon seriozisht sezonin

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Skuadra e Klopp fiton bindshëm dhe rimarrin kreun në Premier

Delo.autor

Leave a Comment