Futboll Seria A Sport

“MARSHON” DREJT TITULLIT/ “Zonja e Vjetër” bën detyrën ndaj Chievos, portieri 40-vjeçar i pret penalltinë Ronaldos

Ndeshja mes vendit të parë dhe vendit të fundit të Serie A ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të Juventus në Allianz Stadium.

Ishte një ndeshje e lehtë ndaj Chievo-s, një prej skuadrave më të dobëta të këtij edicioni të Serie A.

Pas golave të Douglas Costa (13) dhe Emre Can (45), Cristiano Ronaldo ka shpërdoruar një penallti në pjesën e dytë dhe ishte portieri Sorrentino, i cili pas disa javësh mbush 40 vjeç, që i ka mohuar golin me një pritje fantastike.

Gjithsesi në fund të takimit Juve trefishon rezultatin me anë të Rugani-t.

Me këtë fitore, Juventus ruan avantazhin e nëntë pikëve ndaj Napolit në vendin e dytë.

Skadra e Allegri-t akoma nuk ka pësuar asnjë humbje në Serie A këtë sezon.

Related posts

Mike Tyson: Djokovic i preferuari im, por Federer më i madhi i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

U AKSIDENTUA 7 VITE MË PARË/ Jean Todt jep lajmin e shumëpritur për Michael Schumacher

Delo.autor

PREMIER LIGA NIS ME DHUNË/ Huliganët sherr me karrige në mes të qytetit

Delo.autor

Leave a Comment