Futboll Sport

PANIK NË ANGLI/ Zhduket avioni që po sillte sulmuesin argjentinas (FOTO)

Një operacion masiv kërkimesh kanë nisur mëngjesin e sotëm pasi një avion privat që po udhëtonte nga Nata në Kardif është zhdukur në kanalin anglez.

Në të ishte duke udhëtuar futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili do të firmoste sot kontratën me ekipin e Kardifit pas transferimit nga klubi francez i Nantës.

Policia franceze zbuloi se avioni “Piper Malibu” është zhdukur, teksa drejtuesit e Kardifit janë shqetësuar për futbollistin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë arriti akordin për t’u transferuar në Premier Ligë.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë kanë nisur kërkimet për gjetjen e avionit, teksa nuk dihen arsyet e zhdukjes së tij.

 

Related posts

Boshti i ekipit/ Kamza e nis me veteranin e Luftëtarit, thërret dhe një “student”

Isa.Autor

E MAHNITËSHME/ 20 mijë interistë i përgjigjen thirrjes së Spallettit

Isa.Autor

Privatizimi i Vllaznisë, ja firma që do të vlerësojë asetet

Q.Autor

Leave a Comment