Futboll Seria A Sport

NJË HAP LARG AVENTURËS SË RE/ Milan – Piatek e kryer, ja detajet e transferimit

Këto janë orë të rëndësishme për Krzysztof Piatek.

Të martën pasdite drejtuesit e Genoa-s janë takuar me homologët e Milan për të sqaruar detajet e fundit, më pas polaku mund të nisë aventurën re te Kuqezinjtë.

Milan bëri çmos për ta marrë që tani Piatek, duke shmangur ankandin e mundshëm që mund të bëhej për shërbimet e tij në verë.

Calciomercato raporton se gjithçka po shkon drejt fundit. Milan do të paguajë menjëherë 35 milionë euro plus bonuse për sulmuesin.

Ekzistonte edhe ideja e përfshirjes së një lojtari Kuqezi në operacion për të ulur çmimin, por dy klubet nuk ranë dakord.

Pra Piatek do të blihet përfundimisht dhe nuk do të ketë as pagesa me këste apo transferim në formë huazimi.

Tani po bëhet shkëmbimi i dokumenteve mes drejtuesve të klubit, konfirmimi zyrtar pritet të vijë brenda të martës.

Related posts

John Guidetti: Suedia e vitit 1994, është modeli ynë

Sadik.Autor

Dele Alli reklamon potencën/ Anglia është gati për luftë me Kolumbinë

Isa.Autor

CLUB BRUGGE-PSG/ Veterani Buffon paralajmëron: Ja kush luan në portë te “Parisienët”

Delo.autor

Leave a Comment