Futboll Seria A Sport

GABOI NJË PENALLTI/ Cristiano Ronaldo zbulon bastin e humbur me trajnerin Allegri

Cristiano Ronaldo ka zbuluar bastin që ka humbur me trajnerin Massimiliano Allegri pasi bardhezinjtë mundën 3-0 Chievon në kampionat.

Portugezi ka gabuar një penallti në ndeshjen e luajtur të hënën në mbrëmje në “Allianz Stadium”. Fatmirësisht për të, ky gabim nuk ka qenë me pasoja për torinezët, por pritja e Sorrentinos i ka kushtuar bastin me trajnerin.

“Është e vërtetë, unë kisha vënë bast me trajnerin se do të shënoja çdo penallti në këtë sezon. Do ta respektoj”, ka thënë Ronaldo.

Gjithsesi, rezultatet e portugezit nga pika e bardhë janë mbresëlënës: 108 gola nga 130 tentativa, më një përqindje suksesi 83%. Kështu, pas katër tentativa të suksesshme, ka ardhur gabimi i parë i CR7-ës nga pika e bardhë me Juventus-in.

Related posts

“MË BINDI BUFFON TEK JUVENTUS”/ Adrien Rabiot rrëfen: Më pëlqen të kafshoj çdo centimetër…

Delo.autor

ËSHTË NË GARË ME KAMPIONËT E ITALISË/ Real Madrid po bën lëvizjen e fundit për Pogba, ja shifra “FARAONIKE”

Delo.autor

PËRJASHTIMI I 23 FEDERATAVE/ Reagon zyrtari i KOKSH: Po punojmë me transparencë, e vërteta është që…

Delo.autor

Leave a Comment