Futboll La Liga Sport

NGA SHIU NË BRESHËR/ Real Madrid “shpërthen” tek federata spanjolle, akuzon…

Nga shiu në breshër. “El Classico” vazhdon të prodhojë lajme edhe kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga zhvillimi i ndeshjes që pa Realin të barazonte pa gola në fushën e Barcelonës. Statistikat na vendosin përpara një fakti interesant sipas të cilit në 28 vitet e fundit madrilenëve u janë dhënë vetëm dy 11-metërsha në favor në takimet e luajtura në “Camp Nou”.

E parafundit ishte në shtator të 1992-shit me Miçel që e gaboi, teksa e fundit është ajo e marsit të 2007-ës të cilën Rud Vanistelroi e shndërroi në gol. Që atëherë, trembëdhjetë vjet dhe asnjë arbitër që guxon të sinjalizojë një penallti në favor të Realit të Madridit. Krejt e kundërta ndodh në kryeqytetin spanjoll ku që nga 2011-ta e deri më sot, Barçës i janë dhënë katër 11-metërsha në favor.

ANKESA – Që pas ndeshjes së të mërkurës, nga ambienti madrilen kishte më shumë se një pretendim për dy penallti të padhëna në sfidën kundër Barcelonës. Asnjë nga Reali nuk arrin të shpjegojë se si Hernandez Hernandez refuzoi të konsultohej me teknologjinë për dy rastet në të cilat miqtë kërkuan sanksionin ekstrem. Nga klubi i kryeqytetit spanjoll do të depozitohet në zyrat e federatës një dosje ku do të shpjegohen gabimet e arbitrit në “El Classico”.

arbitro-hernandezhernandez3

Ky është vetëm hapi i parë pasi “Los Blancos” do të kërkojnë që për pjesën e mbetur të sezonit aktual të mos gjykohen nga 37-vjeçari të cilin e shohin si shkaktarin kryesor të daljes me vetëm një pikë nga sfida e “Camp Nou”-t. Reali i Madridit do të kërkojë gjithashtu një kopje të materialit zanor mbi komunikimin e arbitrit Hernandez me asistentët, për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur në rastet e inkriminuara. Në “Shtëpinë e bardhë” janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje, e cila e detyron Realin jo vetëm që të ndajë kreun me Barcelonën, por edhe ta shohë nga poshtë për shkak të golavarazhit më të mirë të katalanasve.

 DREJTORI – Përveç klubit që do të ankohet në instancat përkatëse, në media ka shpërthyer drejtori për marrëdhëniet me publikun, Emilio Butragenjo. Shumë i kënaqur për paraqitjen, e disi më pak për rezultatin ndaj Barçës, 56-vjeçari ka deklaruar: “Trembëm Barcelonën në fushën e saj e kjo nuk është diçka që e bën kushdo. Në çdo statistikë kemi dominuar dhe mëkati i vetëm është barazimi, i cili nuk na kënaq aspak sepse dukshëm meritonim tri pikët”.

thumbs_b_c_09a6a2b03e579fa4a96617aef3322386

 VAR-i kundra – Si çdo pjesëtar i ambientit madrilen, edhe drejtori nuk është i kënaqur me menaxhimin e përballjes nga arbitri Hernandez. “Edhe një herë tjetër gjendemi në të njëjtën pikë. Kemi qenë nga klubet e para që e kemi mbështetur teknologjinë e tani nuk arrij të kuptoj përse nuk e përdorin.

Arbitri ka mundësi të rishohë imazhet dhe refuzon, madje dhe kur situata mund t’i duket fare e qartë. Rezultatet, puna dhe investimet dëmtohen në këtë mënyrë. Duke lënë mënjanë rolin tim, si tifoz, mund të them se VAR-i duhet përdorur dhe e gjitha kjo është një turp sepse nuk ka shpjegim tjetër”.

Related posts

Humbja me Teutën lë pasoja, Kukësi me mungesa ndaj Luftëtarit

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ E TRULLOSI RONALDO: HYSAJ mund ta nisë nga stoli ndaj Liverpulit

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ GAFA e tifozëve të MILANIT në rrjetet sociale, ofendojnë KALINICIN e gabuar

Isa.Autor

Leave a Comment