Futboll Ligue 1 Sport

REZULTAT ZHGËNJYES/ Monaco në rënie të lirë, Metzi i Balliut e eliminon nga kupa

Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Thierry Henry.

Pas humbjes 5-1 të pësuar në javën e fundit të kampionatit, bardhekuqtë janë eliminuar edhe në 1/16-at e Kupës së Francës, ku janë mundur 3-1 në shtëpi nga Metz-i i Ivan Balliut, i cili ka qenë në fushë nga fillimi deri në fund.

Pas një pjese të parë të luftuar, të mbyllur në barazim 1-1 me gola të Hein (32′) dhe Falcao 39′), miqtë kanë siguruar kualifikimin në 1/8-at në pjesën e dytë falë realizimeve të Gakpa (62′) dhe Niane (74′).

Këto dy skuadra mund t’i lënë vendin njëra-tjetrës sezonin e ardhshëm, duke parë se Metz-i kryeson renditjen e Ligue 2, ndërsa Monaco mban vendin e parafundit në Ligue 1.

Related posts

PRITET TË PUBLIKOHET AXHENDA/ Grumbullimi për fazën përgatitore, shtatë miqësore për Tiranën

Delo.autor

Angli-Panama/ Harry Kane thyen rekorde nëse shënon sërish

Isa.Autor

U vra për një autogol në Botëror, arrestohet pas 24 vitesh urdhëruesi

Q.Autor

Leave a Comment