Futboll Sport

PAS KËRKIMEVE/ Policia jep shpresë për Salën: Janë gjallë, por nuk po lidhemi dot

Pas kërkimeve të shumta në det për të gjetur avionin e zhdukur në të cilin ishte sulmuesi i ri i Kardifit, Emiliano Sala, policia e Guernseit që po merret me këtë operacion ka dhënë shpresë se Sala mund të jetë i gjallë. Megjithëse kërkimet në det vazhdojnë të jenë intensive, tashmë mund të ketë edhe një ndryshim.

Në një raport të publikuar pak minuta më parë, policia që po merret me këtë kërkim bën me dije se tashmë kërkimi është përqendruar në katër pika të tjera, duke qenë se në mijëra milje katror që është bërë kontrolli, nuk është gjetur asnjë shenjë ose mbetje nga avioni. Kështu, policia ka nisur të dyshojë se avioni mund të jetë ulur diku dhe se asnjëri nuk ka mundësi që të kontaktojë për të treguar vendndodhjen.

Një tjetër hipotezë është që avioni mund të jetë ulur mbi sipërfaqen e detit dhe aty është përdorur një mjet shpëtimi nga piloti dhe nga futbollisti, ose janë marrë nga varka të rastit por sërish nuk ekziston mundësia për t’u lidhur me ta. Me shumë gjasa, policia do të nisë tashmë kërkimet edhe nëpër ishuj, aty ku mund të mendohet se Sala mund të jetë duke pritur.

Policia shkruan:

Ne po kërkojmë në katër pista të tjera:

Ata kanë zbritur diku tjetër, por nuk kanë mundësi të kontaktojnë
Mund të jenë ulur në ujë, janë marrë nga një anije që kalonte, por sërish ka munguar kontakti
Mund të jenë ulur në det dhe të kenë përdorur varkën që ndodhej në bord për shpëtimin e jetës
Avioni mund të ketë rënë në ujë dhe ata i ka lënë në sipërfaqe.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Djali i Marcelos, një top meskëmbëve Seedorfit

Isa.Autor

ANTONIO CONTE TEK INTER/ Del Piero kujton deklaratën e vitit 2013: Nuk habitem!

Delo.autor

Flamurtari rikthehet te fitorja, Duro: Ja çfarë bëj nëse ka pak me Skënderbeun

Sadik.Autor

Leave a Comment