Futboll Premier League Sport

DYSHIME MBI TË ARDHMEN E TIJ/ Mohamed Salah “ZHDUKET” pas mesazhit ENIGMATIK (FOTO)

Mohamed Salah, ylli i Liverpool, duket se ka çaktivizuar llogarinë e tij në  Twitter. Sulmuesi egjiptian e ka bërë këtë pasi ka postuar një mesazh që ka frikësuar ndjekësit e tij të shumtë. Një “cicërimë” që ka ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij.

“2019 Resolution: Time to get in touch, for real”. Çfarë ka dashur të thotë Salah me këtë mesazh? “Objektivi për 2019-ën: Koha për t’u vënë në kontakt, me të vërtetë”. Disa tifozë janë trembur dhe kanë menduar për një lamtumirë të papritur të sulmuesit nga Liverpool.

Të tjerë kanë menduar për fërkimet që lojtari ka patur me federatën egjiptiane në lidhje me të drejtat e imazhit, ndërsa disa kanë zgjedhur të besojnë se bëhej fjalë për një urim me vonesë për vitin e ri.

Gjithsesi, pjesa më e madhe tifozëve të tij, mbi 7 milionë e gjysmë ndjekës, janë frikësuar dhe kanë kërkuar sqarime. Ky “sulm” mund të ketë shtyrë Salah që të çaktivizojë llogarinë e tij.

Në fakt, nëse kërkon në Twitter @MohamedSalah nuk shfaqet asgjë dhe tifozët e tij nuk dinë më çfarë të mendojnë. Megjithatë, është e sigurt se Salah do të japë një shpjegim shumë shpejt për atë që ka ndodhur…

Related posts

Bushiç: Në 14 vite karrierë, s’kam parë kurrë si këto arbitra. Ja pse luajta me numrin 5 ndaj Laçit

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ INTER NË CHAMPIONS/ Alarmohet “Los Blancos”, infektohet një lojtar me koronavirus

Delo.autor

NGA EGNATIA TEK NDESHJA ME PARTIZANIN/ Shyti: Këtu si në shtëpi, do ta rinisim mbarë kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment