Futboll Seria A

Sulmi i Lazios për rekord, vetëm Man City e PSG shënojnë më tepër

Lazio është shndërruar në sinonim të futbollit të bukur dhe golave. E konfirmojnë edhe shifrat pas pesë rrjetave të realizuara në portën e Chievos. Sulmi i skuadrës së Inzaghit është vërtet i shkëlqyer: më i miri në Serinë A dhe i treti në Europë.

Me 53 gola të realizuar deri në këtë pjesë të sezonit, ku 20 prej tyre mbajnë firmën e Ciro Immobiles, bardhekaltërit kanë lënë pas edhe disa prej skuadrave më të mëdha në kontinent: nga Barcelona e Reali i Madridit, për të vazhduar me Manchester United dhe Bayern Munchen.

+Në Itali, Lazio ka realizuar 4 gola më tepër se Juventusi, 8 më shumë se Napoli kryesues, ndërsa diferenca rritet përballë Romës, 13, dhe 18 gola më tepër se Interi. Në skuadrën e ndërtuar nga gjeniu Igli Tare shënojnë të gjithë. 14 lojtarë kanë gjetur rrugën e rrjetës. 10 gola janë realizuar nga mbrojtësit, duke vendosur një rekord. Lazio është në podium në renditjen e skuadrave që shënojnë më tepër në kontinent.

Në krye të klasifikimit special qëndron Manchester City i Pep Guardiolës me 70 gola në 24 javë të luajtura në Premier League, ndërsa në vendin e dytë është Paris Saint Germain me 67 gola në 21 ndeshje.

Related posts

VAZHDON KRISJA TEK NAPOLI/ Hysaj “mollë sherri” tek klubi, presidenti De Laurentiis i del përsëri kundër Gatussos

Delo.autor

NDESHJA NDAJ SEVILLAS/ Messi dhe Suarez kanë “biznese” të papërfunduara me…

Delo.autor

SUPERKUPA E EMOCIONEVE/ Nga Nju Jorku në Arabi Saudite, efekti “Ronaldo” dhe penalltitë e mallkuara

Delo.autor

Leave a Comment