Basketball Të tjera

Luhen eliminatoret e Kupës së Shqipërisë, ja çerekfinalet e femrave

Janë luajtur ndeshjet eliminatore të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj e femra, të cilat do të përcaktojnë edhe çiftet çerekfinaliste. Ndërsa te meshkujt ka mbetur ende edhe një emër për t’u përcaktuar, që do të dalë nga sfida Skënderbeu-Apolonia, te femrat janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste.

Te meshkujt, në eliminatoret e para u regjistruan fitoret e ekipeve udhëtuese, ku Skënderbeu mposhti 70-65 Flamurtarin, ndërsa Apolonia triumfoi 77-58 në fushën e Elbasanit. Fituesit do të luajnë ditën e mërkurë mes tyre për të nxjerë edhe ekipin e fundit çerekfinalist te meshkujt, që do të përballet me Teutën.

Te femrat, Janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste, teksa Apolonia e Elbasani janë dy skuadrat që u kualifikuan pas ndeshjeve eliminatoret. Apolonia fitoi 57-53 ndaj Partizanit në Vlorë, ndërsa Elbasani mundi me lehtësi 68-38 Kamza Basket, duke avancuar në fazën çerekfinale.

Nga nje ndeshjes me Tiranes dhe Goga Basket

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj (faza eliminatore)

Flamurtari – Skënderbeu,                            65-70

Elbasani – Apolonia,                                      58-77

24 janar, Skënderbeu – Apolonia,                ora 13:00

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj (faza çerekfinale)

27 janar, Teuta – Skuadra e kualifikuar      ora 18:00 (Durrës)

27 janar, Tirana – Goga Basket,                   ora 19:00 (Faherie Hoti)

27 janar, Partizani – Barleti Eagles,            ora 19:00 (Asllan Rusi)

27 janar, Vllaznia – Kamza Basket,             ora 17:00 (Shkodër)

Kupa e Shqipërisë – Femra (faza eliminatore)

Apolonia – Partizani,                                     57-53

Elbasani – Kamza Basket,                            68-38

Kupa e Shqipërisë – Femra (faza çerekfinale)

27 janar, Goga Basket – Apolonia,              ora 12:00 (Durrës)

27 janar, Flamurtari – Elbasani,                  ora 11:00 (Vlorë)

27 janar, Tirana – Skënderbeu,                   ora 17:00 (Fahrie Hoti)

27 janar, Studenti – Vllaznia,                       ora 16:00 (Asllan Rusi)

Related posts

PËRBALLJA DILLIAN WHITE-POVETKIN/ Ring në oborrin e një shtëpie, këtu do të shkruhet historia e boksit (FOTO)

Delo.autor

NBA, nuk mjafton Harden, Jazz befasojnë Rockets ne “Toyota Center”

Sadik.Autor

COVID-19/ 72 basketbollistë të infektuar, NBA mendon ndërprerjen e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment