Futboll Seria A

Sulmi i Lazios për rekord, vetëm Man City e PSG shënojnë më tepër

Lazio është shndërruar në sinonim të futbollit të bukur dhe golave. E konfirmojnë edhe shifrat pas pesë rrjetave të realizuara në portën e Chievos. Sulmi i skuadrës së Inzaghit është vërtet i shkëlqyer: më i miri në Serinë A dhe i treti në Europë.

Me 53 gola të realizuar deri në këtë pjesë të sezonit, ku 20 prej tyre mbajnë firmën e Ciro Immobiles, bardhekaltërit kanë lënë pas edhe disa prej skuadrave më të mëdha në kontinent: nga Barcelona e Reali i Madridit, për të vazhduar me Manchester United dhe Bayern Munchen.

+Në Itali, Lazio ka realizuar 4 gola më tepër se Juventusi, 8 më shumë se Napoli kryesues, ndërsa diferenca rritet përballë Romës, 13, dhe 18 gola më tepër se Interi. Në skuadrën e ndërtuar nga gjeniu Igli Tare shënojnë të gjithë. 14 lojtarë kanë gjetur rrugën e rrjetës. 10 gola janë realizuar nga mbrojtësit, duke vendosur një rekord. Lazio është në podium në renditjen e skuadrave që shënojnë më tepër në kontinent.

Në krye të klasifikimit special qëndron Manchester City i Pep Guardiolës me 70 gola në 24 javë të luajtura në Premier League, ndërsa në vendin e dytë është Paris Saint Germain me 67 gola në 21 ndeshje.

Related posts

NDODH EDHE KJO! Sulmuesi i njohur brazilian lë gruan me të cilën ka tre fëmijë për… mbesën e saj (FOTOT)

F.autor

De Rossi: “Italia? Edhe mund të rikthehem, por pastaj zëvendës i Spallettit, ose Di Francesco”

Q.Autor

Trajneri i Malagas, lëvdata Keidi BARES/ Më ka MAHNITUR për dy ditë, do ta marr…

Isa.Autor

Leave a Comment