Futboll La Liga Sport

REAL MADRIDI KA PROBLEME ME SHËNIMIN E GOLAVE? Zgjidhja vjen nga…

Real Madrid ka probleme me shënimin e golave? Zgjidhja quhet Sergio Ramos. Absurde? Jo dhe aq, veçanërisht nëse merret parasysh fakti se kapiteni është pothuajse golashënuesi më i mirë i skuadrës. Nëntë gola, me vetëm Benzema (13) dhe Bale (10) që janë para tij, por këta dy të fundit paguhen për të shënuar.

Qendërmbrojtësi i “Los Blancos” duket se po jeton një rini të dytë, veçanërisht para portës. Dy golat që kanë kontribuar në fitoren 4-2 të marrë nga Real Madrid kundër Girona-s në Kupën e Mbretit e tregojnë qartë këtë. I pari ka ardhur me specialitetin e tij, penallti me stilin Paneneka, i dyti me kokë pas një depërtimi të denjë për një qendërsulmues.

Një gol që ka bindur edhe trajnerin Solari: Ramos mund të luajë kudo, edhe si sulmues. “Sergio Ramos si numër 9? Është një zgjidhje që duhet marrë parasysh. Ai është një luftëtar, një lider. E tregon këtë në mbrojtje dhe në zonën e rreptësisë kundërshtare, si në rastin e golit të dytë”.

Me pak fjalë, Benzema do të bëjë mirë të ruhet nga kapiteni i tij. Në fakt, duke parë se Mariano Diaz ka akoma probleme në kurriz, rivali numër një i francezit në sulm mund të jetë pikërisht Ramos.

Related posts

WORLD CUP 2022/ Ndahen vazot, ja ku janë vendosur Shqipëria dhe Kosova

Delo.autor

USHQIMI NË FUTBOLL KA NDRYSHUAR/ Nga Ibra te Lukaku, Foden dhe Haaland. Ja si i tjetërsoi dieta ushqimore…

Delo.autor

SUPERIORE/ Zbulohen arbitrat në javën e fundit, ja kush i gjykon ndeshjet për titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment