Futboll Seria A Sport

“MILANI ËSHTË PËR…”/ Shevchenko: Blerja e Piatek nuk ndryshon asgjë

Andriy Shevchenko, trajneri i Ukrainës dhe ish-sulmues i Milanit, ka folur për “il Giornale” në lidhje me momentin e kuqezinjve dhe për lamtumirën e Gonzalo Higuain.

“Milan është për Champions edhe pa Higuain, por me argjentinasin do të kishte patur një avantazh më shumë. Nuk e di se çfarë problemesh ka patur, të gjithë mund të kemi momente të vështira gjatë karrierës”.

“Largimi i tij dhe i Bonucci-t? Nuk e di cilat kanë qenë arsyet e tyre, por di se të veshësh fanellën e Milan-it duhet të konsiderohet gjithmonë një nder”.

“Piatek? Për Milan nuk ndryshon asgjë. Ai dhe Higuain janë dy lojtarë që luajnë në zonën e rreptësisë, dy finalizues. Higuain e ndihmon më shumë manovrën e skuadrës, por të dy mund të japin kontributin e tyre për arritjen e rezultatit duke luajtur afër portës”.

“Njëri është më i fortë fizikisht, tjetri është më i shpejtë. Higuain ka shkruar faqe të rëndësishme të historisë së futbollit, Piatek është një lojtar premtues që sapo ka filluar të tregojë aftësitë e tij”, ka thënë Shevchenko.

Related posts

Memushaj në udhëkryq, trajneri i Beneventos: Largohet vetëm nëse…

Q.Autor

NJË DITË DHE NJË ORAR/ Kalendari i dy javëve të mbetura në Kategorinë e Parë

F.autor

Salah shpallet ‘Lojtari më i mirë afrikan për vitin 2017

Q.Autor

Leave a Comment