Futboll Premier League Sport

ËSHTË I PASHMANGSHËM SITUATA/ Kampioni i Botës pranë largimit nga “Djajtë e Kuq”, mungon…

Mesfushori spanjoll Juan Mata rrezikon të largohet me parametrin “zero” nga skuadra e Manchester United në fund të këtij sezoni. Kontrata e 30-vjeçarit skadon në qershor të këtij viti dhe askush nuk po e “vë ujin në zjarr” për ta rinovuar atë. Ndaj Mata mund të lërë pas 5 vitesh “djajtë e kuq” dhe të gjejë një skuadër tjetër.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer tha dy ditë më parë se Mata e meriton të qëndrojë te skuadra dhe t’i rinovohet kontrata, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje. Sipas “Daily Mirror”, drejtuesit e United kanë plane të tjera, ku Mata nuk bën pjesë, ndaj largimi i tij në fund të sezonit është i pashmangshëm nëse situata nuk ndryshon muajt në vijim.

Në gjurmët e mesfushorit spanjoll, që ndodhet në “Old Trafford” që prej vitit 2014 (154 ndeshje e 32 gola me United), janë vënë tri skuadra: Arsenal, Barcelona dhe Juventus. “Topçinjtë” mund ta marrin që tani lojtarin në formë huazimi dhe më pas, në korrik, të afrojnë lojtarin me parametrin zero. Gjithsesi, në rast se Mata do të largohet nga Manchester United konkurrenca për ta marrë mesfushorin me përvojë do të jetë e madhe.

Related posts

Liverpool heq dorë nga portieri holandez që aktivizohet në kampionatin spanjoll

Isa.Autor

Rekordi në Premier League, Ferguson ka një urim special për Wenger

Q.Autor

Gattuso mbyll merkaton e Milanit: Besojmë verbërisht te këta lojtarë

Q.Autor

Leave a Comment