Futboll Premier League Sport

Mourinho dhe lotët e derdhur pas tradhtisë së Alex Ferguson

Jose Mourinho nuk i ka përmbajtur dot lotët në momentin që Sir Alex Ferguson ka zgjedhur David Moyes si pasardhësin e tij te Manchester United. Skocezi ka marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” në 2013-ën pas tërheqjes së “Fergie”, por aventura e tij në “Old Trafford” ka zgjatur më pak se një sezon.

Mourinho mendonte se ai ishte njeriu i duhur për të marrë vendin e trajnerit legjendar pasi ky i fundit vendosi të tërhiqej. Gazetari spanjoll, Diego Torres, ka zbuluar në librin e tij “Përgatitu për të humbur: epoka e Mourinho” se portugezi është ndier i tradhtuar nga Ferguson. Mou ishte trajneri i Real në atë kohë, por duket se ka qenë i gatshëm për të marrë drejtimin e United.

Në një pjesë të librit shkruhet se: “Mourinho mendonte se Ferguson ishte një mik i tij. Ishte i bindur se ata të dy kishin një marrëdhënie të veçantë. Mendonte se titujt e fituar nga ai ishin garancia për të mposhtur çdo kandidat tjetër. Kur mësoi se Ferguson kishte zgjedhur Moyes, ai mori një goditje të rëndë. Ky ka qenë një nga momentet më të rënda për portugezin gjatë kohës që ishte te Real Madrid”.

Related posts

DERBI I SOLIDARITETIT/ Partizani-Tirana në Air Albania për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Delo.autor

Mjeku i Napoli-t: Dua të sqaroj se ai nuk ka probleme mendore

Q.Autor

UMTITI NUK ËSHTË I LUMTUR TEK BARCELONA/ Ja klubi që po interesohet për francezin

Delo.autor

Leave a Comment