Të tjera

“NJË NJERI QË MË…”/ McGregor dhe mesazhi epik për Ole Gunnar Solskjaer (FOTO)

Conor McGregor ka përgëzuar trajnerin aktual të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, për paraqitjen e mirë që skuadra e “djajve të kuq” është duke bërë në Premier League. Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Notorius” ka vlerësuar lojën e United, ekip më të cilin irlandezi është tifoz që i vogël. Koment që vjen pas fitores 3-1 që Manchester United arriti ndaj Arsenal në FA Cup.

“Ole Gunnar Solskjær është një njeri i veçantë! Loja e Manchester United ishte super. Solskjaer mbetet lojtar dhe menaxher i jashtëzakonshëm. Ju mund ta ndjeni pasionin që ai ka për klubin e tij dhe historinë e tij. Një njeri që më sjell krenari. Gjithçka që ka akumuluar gjatë viteve po e transmeton tani në skuadër. Ai është e kaluara dhe e tashmja! Uau!”, komenton Conor McGregor.

Duket qartë që irlandezi ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e deritanishme të trajnerit norvegjez, që dikur ka qenë edhe lojtar i United, në kohën e Sir Alex Ferguson. Pati nga ata tifozë që e akuzuan McGregor si tifoz të Liverpool, por ai i përgënjeshtroi ata me një foto kur ai ishte fëmijë dhe mbante të veshur fanellën e Manchester United. Ishte viti 1995-1996…

Related posts

MOTO GP/ Quartararo fiton përsëri, “Doktor” Rossi kthehet në podium

Delo.autor

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tsitsipas, Sabalenka e Swiatek avancojnë pa probleme, eliminohet Muguruza

Delo.autor

NBA/ Aldridge rikthehet dhe rinovon me Brooklyn, Jordan transferohet tek Lakers

Delo.autor

Leave a Comment